-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muçi transferohet te Trabzonspori, Asllani në pritje

Kryesoret

Ernest Muçi do të transferohet zyrtarisht te Trabzonspori. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i skuadrës turke, Ertugrul Dogan, i cili ka konfirmuar për mediat turke se klubi i tij do të blejë kartonin nga skuadra e Beshiktashit.

Performancat e shkëlqyera të sulmuesit të Kombëtares kanë bindur trajnerin Teke dhe drejtuesit që të investojnë 10 milionë euro për të. “Lojtari na pëlqen shumë dhe do të paguajmë këstin e parë 2 milionë në muajin maj”, ka thënë mes të tjerash presidenti.

Por e ardhmja mund ta gjejë larg kampionatit turk sulmuesin kuqezi, pasi për të ka pasur oferta të shumta dhe Trabzonspori mund ta sakrifikojë për të shlyer të gjitha borxhet. Muçi ka shënuar 10 gola në 18 ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Vazhdon e paqartë situata për Kristjan Asllanin. Për mesfushorin që ka dalë jashtë planeve të Torinos ka shfaqur sërish interes Bolonja. Këta të fundit e kërkuan lojtarin që në merkaton e verës, por nuk arritën ta finalizonin marrëveshjen.

Lëvizjet e fundit në mesfushë në skuadrën e Italianos mund të krijojnë një mundësi shumë të mirë për Asllanin, që do të kishte mundësi ta vazhdonte karrierën e tij në Serinë A dhe në një klub me ambicie dhe me projekt serioz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit