Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjika, të cilin e cilësoi si simbol besimi, dinjiteti dhe qëndrese, por edhe si një urë të rëndësishme kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Por kush ishte Vladimir Gjika?
Për të mësuar më shumë na vjen në ndihmë historiani Arben Llalla, i cili shkruan se Vladimir Gjika ishte shenjëtor shqiptar në Rumani. Madje, Llalla publikon edhe foto të kishës ku ka shërbyer Gjika në Rumani.

Arben Llalla thekson se Vladimir Gjika i përket familjes së dëgjuar shqiptare Gjika të Moldavisë. Nip i princit Grigor Gjika. Vladimir Gjika u lumturua nga Papa në gusht 2013.

Hoxha për diasporën shqiptare në Rumani: Burim i çmuar i dijes, energjisë dhe atdhetarizmit!









