Projektligji për krijimin e Bordit të Paqes për Gazën është miratuar sot në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit, me 13 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Ky projektligj u miratua sipas variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave, duke hapur një mundësi të re për përpjekjet ndërkombëtare për paqen në rajon.
Kjo nismë pritet të luajë një rol kyç në avancimin e procesit të paqes dhe në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Gaza.









