Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua 30-vjeçare ka humbur jetën pas dyshimeve se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”.
Policia bën me dije se viktima, E. Sh., vuante nga depresioni, sipas deklaratave të familjarëve të saj.
Hetimet për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes janë duke vijuar.









