Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë për në Davos pas një njoftimi të papritur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili konfirmoi se do të zhvillohej një takim mes dy liderëve në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Në fillim, Zelensky kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në këtë forum për shkak të krizës energjitike të rëndë që po kalon Ukraina, por pas zhvillimeve të fundit, ai ka vendosur të marrë pjesë në takime.
Takimi me Trump është planifikuar të mbahet të enjten, ndërkohë që ende mbetet e paqartë nëse do të diskutohet ndonjë marrëveshje konkrete gjatë bisedimeve. Pritet që ky takim të përqendrohet në çështje të rëndësishme, përfshirë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe garancitë e sigurisë, duke përfshirë edhe rindërtimin e vendit pas luftës.
Ndërkohë, delegacionet ukrainase dhe amerikane kanë zhvilluar bisedime të rëndësishme për çështje të sigurisë dhe stabilitetit rajonal, ndërsa Rusia ka reaguar duke njoftuar se presidenti Vladimir Putin do të takojë dërguar amerikanë në Moskë për të diskutuar për asetet ruse të ngrira, çështje që janë pjesë e sanksioneve ndërkombëtare.









