-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Abbott: Mbretëria e Bashkuar mbështet SPAK në luftën kundër krimit të organizuar

Kryesoret

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, zhvilloi një takim me Kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën e deritanishme të këtij institucioni dhe mbështetjen që do të vazhdojë të ofrojë Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë takimit, të dy palët riafirmuan partneritetin e fortë mes dy shteteve, me një fokus të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar, një shqetësim i përbashkët për Shqipërinë dhe Britaninë e Madhe.

Ambasada Britanike theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur përpjekjet e SPAK në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e kapaciteteve të këtij institucioni, për të kontribuar në sigurinë dhe drejtësinë në Shqipëri.

“Ambasadori Nicholas Abbott dhe Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, riafirmuan angazhimin për të luftuar krimin e organizuar serioz dhe për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit