-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla takon ministrin gjerman: Marrëdhënie historike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim zyrtar me ministrin gjerman për Europën, Gunther Krichbaum, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Balla shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë historik.

“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Gunther Krichbaum, i cili në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri vjen si Ministër i Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë. Shumë mirënjohës zotit Krichbaum për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme qoftë në Bundestag, qoftë tani si anëtar i Qeverisë gjermane. Gjermania rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit