-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i hetimit tatimor: Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni në hakerimin e kompjuterave të SPAK

Kryesoret

Një reagim në rrjete sociale ka ardhur nga drejtori i hetimeve tatimore, Anton Martini, pasi qarkullojnë disa lajme në media, qe permendin emrin e tij ne skandalin e hackerimit te emaileve te SPAK.

Reagimi i plote i Martinit

“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë.

Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.

Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posacme”, sqaron në reagimin e tij drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit