-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja e Ekonomisë: Presim rritje ekonomike, borxhi publik vijon rënien në nivelin 50%

Kryesoret

Ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë. Në konferencën e parë për vitin 2026, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh se rritja ekonomike pritet të jetë në nivelin 3.75%, ndërsa borxhi publik të vijojë rënien drejt nivelit 50%.

“Ekonomia përgjatë gjithë viteve të fundit ka pasur një stabilitet në rritje dhe është luhatur nga 3.5 në 4%, duke qëndruar mbi mesataren e rajonit. Borxhi publik ka ardhur në rënie dhe kjo garanton stabilitet ekonomik”, tha Ibrahimaj.

Një komponent kyç i ekonomisë janë edhe eksportet. Gjatë vitit të kaluar Shqipëria eksportoi mallra me vlerë 346 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, ministrja Ibrahimaj sqaroi se në total, eksportet shqiptare kanë shënuar rritje.

“Pjesa më e madhe e eksporteve janë shërbime që lidhen kryesisht me turizmin, ndërkohë që eksporti i mallrave zë vetëm 15% të totalit. Në total, eksportet në ekonomi janë rritur me 6.26%”, tha Ibrahimaj.

Për të rritur më tej praninë e produkteve shqiptare në tregjet europiane, pritet që brenda këtij viti të miratohet edhe ligji për produktet “Made in Albania”.

“Një tjetër element i rëndësishëm për promovimin është ligji që do të miratojmë gjatë këtij viti për produktet ‘Made in Albania’, i cili synon të promovojë produktet vendase si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, tha Ibrahimaj.

Në përfundim, ministrja bëri të ditur se do të ndërmerret edhe një fushatë informuese për bizneset shqiptare, me qëllim përgatitjen e tyre për t’u bërë pjesë e tregut të madh europian, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit