Një 19 vjeçar i cili shfrytëzonte një grua braziliane për prostitucion përfundoi në pranga sot në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës. Bashkë me të, policia nisi edhe hetimin për 25 vjeçaren braziliane për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.
Arrestimi i të riut me inicialet S. M., u krye nga blutë e Lushnjes.
Sipas policisë, i riu e kishte shfrytëzuar gruan e huaj me inicialet L.S. për rreth 2 muaj, duke e strehuar në ambiente të ndryshme dhe së fundi në shtëpinë e tij.









