Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetët Taulant Balla dhe Jorida Tabaku kanë zhvilluar një debat të nxehtë mbi projektligjin që synon ndryshimin e ligjit të medias audiovizive, me fokus të veçantë tek dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët.
Diskutimi i kësaj çështje ka nxitur një përplasje mes palëve, ndërkohë që janë shprehur mendime të ndryshme lidhur me ndikimin e këtij ndryshimi në lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve.
“Dekriminalizimi i shpifjes është një detyrim i Shqipërisë në kuadër të negociatave për anëtarësimin në BE, dhe ka për qëllim mbrojtjen e lirisë së shprehjes për gazetarët dhe qytetarët.”
Nga ana tjetër, Balla theksoi: “Dekriminalizimi i shpifjes do të shqyrtohet me kujdes, pasi duhet të bëjmë dallimin e qartë mes gazetarëve profesionistë dhe atyre që vetëshpallen si të tillë. Ky është një hap i rëndësishëm për rregullimin e profesionit dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.”









