-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump tërheq ftesën për Kanadanë për anëtarësim në Bordin e Paqes

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka tërhequr ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, një organ të ri ndërkombëtar të krijuar prej tij. Në një postim në platformën Truth Social drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump njoftoi tërheqjen e ftesës, por nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim.

Vendimi erdhi pas një deklarate të Carney, i cili kritikoi rendin global të udhëhequr nga SHBA dhe sugjeroi një “çarje” në këtë rend. Kanadaja kishte shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me bordin, por pa pranuar të paguante tarifën e kërkuar për anëtarësim prej 1 miliard dollarësh.

Në anën tjetër, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka shfaqur dyshime mbi kompetencat dhe rolin e Bordit të Paqes, por ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar në çështje të lidhura me Gazën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit