Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 06:55, në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, afër mbikalimit të Paraburgimit, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit.
Si pasojë, tre persona janë plagosur, njëri prej të cilëve ka pësuar fraktura të shumta dhe ka ndodhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një tentativë parakalimi, që ka çuar në përplasje me një automjet tjetër dhe humbje kontrolli mbi drejtimin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.









