Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur orën 17:00 si “orën e opozitës”.
Ai fton qytetarët të shprehin revoltën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kundërshtuar korrupsionin dhe atë që opozita e cilëson si kapje të shtetit.
Organizatorët bëjnë thirrje që pjesëmarrësit të vijnë nga çdo qytet i Shqipërisë, duke paralajmëruar një marshim të madh drejt kryeqytetit.
Protesta pritet të nisë pikërisht në orën 17:00 dhe ka si qëllim të mobilizojë qytetarët për të kërkuar llogaridhënie nga qeveria.









