-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Prokuroria e Elbasanit jep masën e sigurisë për policin dhe 2 të tjerë

Kryesoret

Prokuroria Elbasan ka dhënë masën e sigurimi “Arrest në burg” për tre persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fusnin drogë në ambientet e burgut.

Masat janë dhënë për punonjësin e policisë në IEVP Elbasan, Ndriçim Kroi, të paraburgosurin Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.

Hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, zbuluan se punonjësi i policisë së burgjeve, Ndriçim Kroi, që shërben në IEVP Elbasan, ka futur lëndë narkotike në burg kundrejt pagesës.

Sipas Prokurorisë, ai përdorte kohën jashtë shërbimit për të shitur sende të ndryshme në qytet, duke marrë porosi nga të afërmit e të paraburgosurve, të cilat më pas i fuste në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Hetimet përfshinë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik dhe veprime simuluese, duke treguar se Ndriçim Kroi bashkëpunonte me shtetasen Esmeralda Komici, e cila e paguante për futjen e drogës, dhe se i dashuri i saj, Gerald Stamolla, shpërndante më tej lëndën narkotike brenda burgut. Pagesat për këtë shërbim varionin nga 100-200 mijë lekë të vjetra.

Prokuroria konstaton se ekziston dyshim i bazuar se të tre personat kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Fuste drogë në burg kundrejt pagesës, Prokuroria e Elbasanit jep masa sigure për punonjësin e policisë së Burgjeve dhe dy personave që ia siguronin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tre masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S. dhe E.K. për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, që u regjistrua dhe zhvillua mbi bazën e informacioneve të referuara nga organet ligjzbatuese, rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan, merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm.

Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.

Nga Prokuroria u mor dhe administrua informaconi se shtetasi N.K këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës.

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen E.K. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si G.S., shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme.

Nisur nga rrethanat që parashtruam me sipër organi procedues vlerëson se në ngarkim të personave nën hetim N.K., E.K., dhe G.S., ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg” parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Masat e sigurimit u ekzekutuan nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më datë 22.1.2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit