-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Zbardhet skema se si polici fuste drogën në burgun e Elbasanit

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur nga skema se si polici i burgut të Elbasanit, në bashkëpunim me një të paraburgosur dhe partneren e këtij të fundit, fusnin lëndë narkoketike në burg.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi në IEVP e Elbasanit, Ndriçim Kroi, gjatë orëve kur nuk ishte në punë, punonte i shitës ambulant në qytet, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendin ku dhe shiste, të afërm të së paraburgosurve e kontaktonin dhe u jepnin porosi me qëllim që t’ua fuste atyre në ambientet e burgut.  Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë, Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla ka rrëfyer para grupit hetimor se i dashur i i saj e shiste lëndën narkotike në qeli me çmime të ndryshme.

Sakaq theksojmë se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre personat e lartpërmendur. Ashtu sikurse dhe organi i akuzës bëri me dije më herët, polici gjatë shërbimit në turnin e tretë dhe fundjavave fuste në burg sende të ndaluara dhe lëndë narkotike kundrejt pagesës.

Në këtë veprimtari bashkëpunonte me Esmeralda Komici, e cila e paguante 100–200 mijë lekë të vjetra për futjen e drogës në burg. Lënda narkotike i dorëzohej më pas Gerald Stamollës, i cili e shiste brenda institucionit.

Tre personat akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit