-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ Trafikim ndërkombëtar të drogës, çmontohet grupi kriminal shqiptar

Kryesoret

Drejtoria Rajonale Antimafia e Ankonës, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Konfederatës Zvicerane, ka përfunduar me sukses një hetim të ndërlikuar ndaj një organizate kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe në riinvestimin e përfitimeve të paligjshme.

Operacioni u realizua falë një bashkëpunimi të ngushtë gjyqësor ndërkombëtar, me mbështetjen e EUROJUST dhe ndërhyrjen e Prokurorisë Kombëtare Antimafia, si dhe me përfshirjen e Guardia di Finanza e Ankonës, Shërbimit Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Policisë Federale Zvicerane.

Në përfundim të hetimeve janë ekzekutuar 9 masa sigurie personale ndaj anëtarëve të organizatës, në territorin italian (territoret Civitanova Marche, Fermo, Porto San Giorgio, Milano, Treviso dhe Bari), si dhe në Zvicër dhe Danimarkë. Paralelisht janë kryer kontrolle dhe sekuestrime në banesat e të dyshuarve dhe në aktivitete tregtare të përdorura si mbulim.

Sipas hetimeve, organizata kriminale ishte aktive në trafikun e kokainës, marijuanës dhe hashashit, duke përdorur mënyra të ndryshme për ruajtjen, transportin dhe shpërndarjen e drogës. Lëndët narkotike siguroheshin kryesisht nga Spanja (hashash) dhe nga Evropa Veriore (kokainë), dhe transportoheshin në Itali përmes korrierëve. Destinacioni kryesor ishte Rajoni Marche, ku droga shpërndahej kryesisht me shumicë, ndërsa janë evidentuar edhe shtrirje të aktivitetit kriminal në rajone të tjera italiane.

Rezultatet hetimore janë fryt i një aktiviteti të koordinuar ndërkombëtar, me shkëmbime të vazhdueshme informacioni dhe veprime të përbashkëta operative, që kanë bërë të mundur rindërtimin e plotë të strukturës së organizatës kriminale, pavarësisht shtrirjes së saj në disa shtete evropiane./ Dosja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit