-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-PD nis protestën para Kryeministrisë, Boçi: Jemi guximtarë deri në fund!

Kryesoret

Partia Demokratike zhvillon sot protestën kombëtare përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe krijimin e një ekzekutivi teknike, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, pas pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Edi Rama është armik i shqiptarëve. Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik, por për revoltë dhe zemërim ndaj vjedhjes dhe grykësisë së kësaj qeverie.

Vjedhja këtu ka emra dhe shifra konkrete Inceneratorët 430 milionë euro, laboratorët dhe koncesionet 500 milionë euro. Këtu flitet për miliarda euro. ⁠Beqaj, Bllako, Veliajn, Beneti, Balluku, Agasi dhe Tërmetin.

Pak për shkak të neglizhencës sonë politike, pak për shkak të humorit me të cilin trajtohen batutat e tij plot urrejtje, pak nga verbëria e qëllimshme e ndërkombëtarëve dhe nga krimi i organizuar, Republika e Shqipërisë është kthyer në Republikën e Korrupsionit” tha Luçiano Boçi.

Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angazhuar 1,350 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa godina e Kryeministrisë është e mbrojtur me masa metalike për të parandaluar trazira.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe ka bërë të ditur kontaktet emergjente për çdo rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit