Prindërit e 10-vjeçarit të ndaluar gjatë protestës, së bashku me vetë fëmijën, kanë gjatë emisionit Review duke deklaruar se fëmija nuk ishte pjesë e protestës, por ndodhej pranë xhamisë, ku po lante sytë nga gazi lotsjellës. Ata akuzojnë se policë civilë e kanë dhunuar të miturin.
Nëna e 10-vjeçarit tha:
“Ka shkuar te koshat se merrte ndonjë plastikë dhe gjëra dhe i kanë shkuar katër civilë dhe e kanë kapur te xhamia, kur po lante fytyrën me ujë te xhamia. Djali më tha se nu ke dinte pse e kanë rrahur, ç’ke me mua’, i ka thënë. ‘Ke gjuajtur policinë, i kanë thënë ata’. Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot, pa lidhje? Unë me zor e rris, ku me bukë ku pa bukë, jo ta rrafin pa lidhje një fëmijë. Ai është i sëmurë me zemër”, tha ajo.
10-vjeçari tha:
“Isha te xhamia, isha pa mendje. Më morën, më futën në pranga dhe më kanë rrahur. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Më erdhën pesë civilë, më futën në pranga, më ulën poshtë xhamisë, më goditën dhe më sollën këtu. Se di çfarë bëhet, më bënë ca letra. Më erdhën ca deputetë që më nxorën përjashta”, tha i mituri.









