-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr mes deputetëve të PD-së dhe policisë brenda Komisariatit Nr. 1 të Tiranës

Kryesoret

Shoqërimi i një 10-vjeçari, Romeo në polici dhe mbi 20 protestuesve të tjerë ka sjellë përplasje të forta.

Tensionet janë regjistruar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve pas protestës së opozitës.

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka denoncuar se shoqërimin e fëmijës 10-vjeç. Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të Komisariatit Nr. 1, Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion dhe se ai ndodhet në gjendje shoku.

“Ky është një fëmijë 10-vjeç që gjendet i arrestuar në Komisariatin nr. 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut.

Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtetë psikologjik.

Përveç atyre dhjetëra qytetarëve që janë ndaluar, është edhe ky fëmijë 10-vjeçar. Është një 10-vjeçar i shoqëruar nga Policia në gjendje shoku psikologjik.

Romeo Kore është fëmija. I njoftojmë prindërit që, nëse janë të shqetësuar, ta dinë që është në Komisariatin nr. 1”, tha Spahia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit