Opozita po proteston para Kryeministrisë me fjalime dhe simbole.
Mes tyre ishte edhe një protestues i veshur me një veshje plotësisht të bardhë me mbishkrime.
“Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, shkruhet në pjesën e pasme të bluzës.
Te pantallonat, ai shkruan: “Poshtë diktatura”, duke ndarë dy fjalët në secilën këmbë. Në kokë mban një plis me një shall të zi.









