Papa Leoni XIV ka folur sërish për situatën e luftës në Ukrainë duke u ndalur dhe te ngërçi i negociatave.
“Vazhdimi i armiqësive, me pasoja gjithnjë e më të rënda për civilët, zgjeron ndarjen midis popujve dhe largon një paqe të drejtë dhe të qëndrueshëm. I ftoj të gjithë të intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund kësaj lufte.
Edhe ditët e fundit, Ukraina është goditur nga sulme të vazhdueshme që po lënë qytetarët të ekspozuar ndaj të ftohtit. Po e ndjek me hidhërim atë që po ndodh dhe jam pranë tyre dhe lutem për ata që po vuajnë”, shtoi më tej Papa Leoni XIV.









