Rruga nacionale Librazhd-Prrenjas është bllokuar nga balta dhe inertet pas reshjeve të fundit që kanë prekur zonën, duke e bërë lëvizjen shumë të vështirë dhe të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.
Situata është përkeqësuar nga trafiku, i cili ka qenë një problem konstant gjatë muajve të fundit.
Për më tepër, firma që po kryen punimet për autostradën e korridorit VIII ka zvarritur realizimin e projektit, duke lënë kantieret të hapura për muaj të tërë.
Rruga është ndarë në disa lote, dhe tenderat për realizimin e saj janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila aktualisht është nën hetim nga SPAK dhe kërkohet arrestimi i saj.
/5pyetjet.al









