-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protagonisti i ndeshjes Myslovic, Tirana mposht Flamurtarin në ‘Selman Stërmasi’

Kryesoret

Tirana mori një fitore të rëndësishme në këtë javë të Kategorisë Superiore. Në ‘Selman Stërmasi’ bardheblutë mundën Flamurtarin me rezultatin 1-0 dhe shkon në 17 pikë duke e bërë akoma më të ndezur luftën për mbijetesë mes 3 skuadrave të fundit.

Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës, pasi e para përfundoi me barazimin 0-0. Momenti që vendosi takimin në favor të Tiranës ishte minuta e 76 kur Myslovic shënoi golin e vetëm të takimit për bardheblutë.

Flamurtari pati një pretendim për një penallti në zonën e Tiranës por arbitri kryesor i ndeshjes dhe ata në sallën VAR konsideruan gjithçka të rregullt dhe sfida u mbyll me fitoren e Tiranës 1-0.

Pas kësaj ndeshjeje, situata në fundin e tabelës së klasifikimit bëhet shumë interesante pasi Bylis, Flamurtari dhe Tirana ndahen vetëm nga 2 pikë në betejën e tyre për të paktën vendin e playoutit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit