-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: 21 janari mbetet një plagë e hapur, koha nuk mund ta fshijë këtë krim nga kujtesa

Kryesoret

Në një intervistë të fundit për podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka rihapur temën e 21 janarit 2011, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të errëta të historisë së shtetit shqiptar.

Ai ka kërkuar që Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) t’i japë fund pasigurisë, duke zbardhur çështjen e vrasjes së katër protestuesve nga forcat e policisë, ngjarje që, sipas tij, vazhdon të rëndojë mbi drejtësinë shqiptare.

“21 janari mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar. Koha nuk mund ta fshijë këtë krim nga kujtesa e shoqërisë dhe e institucioneve të drejtësisë. Uroj dhe shpresoj që SPAK, që prej gjashtë vjetësh ka marrë mbështetje dhe inkurajim për të vendosur barazinë para ligjit, të zbardhë këtë krim, që përbën një njollë për drejtësinë shqiptare”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit