-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Arrestohet 39 vjeçari nga Dibra, abuzoi seksualisht me të miturën në Gjirokastër

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Dibra, Klement Kursa, i cili jetonte në Gjirokastër, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare.

Sipas burimeve jozyrtare , mësohet se e mitura është vajza e bashkëjetueses së 39- vjeçarit në Gjirokastër.

Zbulimi i kësaj ngjarjeje u bë nga ana e Policisë së Gjirokastrës përmes metodave hulumtuese ndërkohë që deri më tani nuk ka nj denoncim konkret nga ana e 12 vjecares apo dhe e të ëmës.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër po kryhen veprimet procedurale për një ngjarje të rëndë.

Klement Kursa ishte arrestuar pesë ditë më parë gjatë një aksioni blic nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi së bashku me vëllanë e tij binjak dyshohet se janë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.

Gjatë aksionit policor të zhvilluar më 18 janar në Gjirokastër dhe Dibër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë Klement Kursën në seancën e vlerësimit të masës së arrestit. Ndërkohë, ditën e sotme ai është arrestuar sërish, nën dyshimin për abuzim ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij.

Sipas dyshimeve, Klement Kursa dhe vëllai i tij binjak janë larguar nga Dibra për shkak të një hasmërie gjaku dhe janë strehuar në qytetin e Gjirokastrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit