Policia greke e klasifikon Juliand Halilin (44), i njohur edhe si Xhuliano Halili apo Niko, si një nga kriminelët më të rrezikshëm, i lidhur me disa vepra të rënda penale në territorin grek. Ai akuzohet për të paktën katër vrasje, një tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit brenda burgut “Koridhalos”.
Sipas hetimeve, nën drejtimin e Varelas, Halili mori pjesë në ngjarje kriminale të rëndë që nga viti 2008:
5 gusht 2009 – Në Igumenicë u organizua një atentat i dytë ndaj të njëjtit person, por autori nuk arriti të qëllonte pasi arma u bllokua.
29 nëntor 2011 – Nën urdhrat e Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjeçarin Fillim Mesaja dhe djalin e tij 2.5 vjeç, Oligert Mesaja, pranë lumit Pamiso në Mesinia. Fillimi u qëllua me çifte në kokë, ndërsa fëmija u dhunua më pas. Ngjarja lidhej me larje hesapesh mes Varelas dhe Mesajës.
Në vitin 2018, Halili u arratis nga Porti i Pireut gjatë transferimit drejt burgut, bashkë me të dënuarin Alfons Ndoci. Të dy u kapën sërish brenda pak kohësh nga autoritetet.
Ngjarja e fundit që tronditi opinionin publik ndodhi në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, ku Halili vrau të burgosurin 35-vjeçarin Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjeçarin Altin Vokrri. Hetimet e autoriteteve greke tregojnë se vrasja e Ndocit dyshohet se ishte porositur nga jashtë burgut dhe për një shpërblim financiar./ BW









