I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” Aulon Kalaja u shpreh se bazuar tek informacionet që dispozion, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar bashkëpunim Erion Veliajt.
“Rama i ka kërkuar Veliajt tani bashkëpunim nga burgu për vetë situatën ku ndodhet Rama. Belinda Balluku përfaqëson një fraksion, ka disa ministra në qeveri dhe disa deputetë në qarkun e Fierit dhe Rama ka kërkuar një bashkëpunim me Veliajn.
Avokatët e Veliajt nga SHBA e kanë këshilluar të rrijë netural. Por njerëzit e Veliajt thonë se në prapaskenë Rama po bën çmos që Veliaj të bëjë 15 vite burg.
Këto informacione dalin nga tryeza e njerëzve të Veliajt. Rama është në një pikë shumë kritike që i ka kërkuar bashkëpunim Veliajt nga burgu” tha ai.









