Gjykata Kushtetuese ka vendosur të çojë për shqyrtim në seancë plenare padinë e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij më 10 shkurt 2025.
Sipas vendimit të marrë nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, çështja do të analizohet mbi bazë dokumentesh, pa zhvillimin e një seance dëgjimore publike.
Kjo do të thotë se trupa gjyqësore do të shqyrtojë materialet e depozituara nga palët për të vlerësuar nëse masa e sigurisë e vendosur është në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.









