Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e së martës, më 27 janar 2026, në autostradën e Unazës së Madhe, në afërsi të liqenit të thatë.
Shkaqet e incidentit mbeten të paqartë për momentin.
Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje janë të pranishëm efektivët e policisë dhe forcat e shpëtimit, të cilët po punojnë për të shmangur bllokimin e trafikut, i cili ka hasur disa pengesa.
Hetimet për zbardhjen e shkakut të shpërthimit janë duke u zhvilluar. Autoritetet kërkojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet e policisë në këtë zonë.









