-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla-Bardhit: Je një zhurmues! E vërteta dhemb edhe kur hipën lart dhe kur zbret poshtë

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Tauland Balla këtë të martë në seancën e Kuvendin teksa po diskutohej për pikat e rendit të ditës është përplasur, me Kreun e Grupit të PD-së Gazmend Bardhi.

“Doja të bëja replikë me një deputet të PD jo me këta që i kanë marrë votat qyl nga demokratët, por nga ata që i kanë marrë votat nga populli demokrat. Sa i përket asaj që tha zoti Dule i cili u ankua në emër të demokratëve për atë që ka bërë policia e shtetit në protestën e fundit. Një gjë duhet të dini mirë ju pak demokratë që keni ngelur në sallë. Të paktën gjatë muajve janar mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe dhunë se çdo shqipatri i vjen në memori 8 janari 2022, ku ca prej jush në këtë sallë luftonin kundër ca të tjerëve në këtë sallë. Krahu i Berishës akuzohej se kishte përdorur vare, çekiç, trapanë. Nga krahu i Bashës akuzoheshin se ishte përdorur gaz lotsjellës.

Pusho (drejtuar Bardhit) se ti ke qenë nga krahu lart, pastaj kalove poshtë. Ti hipën lart, zbret poshtë. Je një zhurmues. E vërteta dhëmb edhe kur hipën lart, edhe kur zbret poshtë, edhe para edhe mbrapa”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit