-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nderim për viktimat e Holokaustit

Kryesoret

Sot, bota mban një ditë respekti dhe reflektimi për mbi gjashtë milion hebrenj, viktima të Holokaustit, të shfarosur nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë periudhës më të errët të historisë europiane.

Shqipëria ka një lidhje të veçantë me këtë kujtim, jo vetëm për rolin e saj humanitar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe për historinë e dhimbshme që ka përjetuar vetë si komb.

Nderim kujtimit të viktimave të Holokaustit dhe të gjithë atyre që, për shkak të etnisë, racës, besimit fetar ose bindjeve politike, humbën jetën në kohëra të errëta. Historia na mëson se respekti dhe humanizmi janë vlera të pacenuara që duhet të ruajmë përherë.

Ky kujtim është një apel për të mos harruar kurrë mësimet e së shkuarës dhe për të reflektuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së jetës dhe të dinjitetit njerëzor, pavarësisht dallimeve etnike, fetare apo politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit