Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për tre shtetas në Elbasan, mes tyre edhe polici i burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroi, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut.
Ndriçim Kroi, punonjës policie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan;
Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;
Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.
Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive.
DOSJA
Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, por edhe personave të tjerë.









