-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ju nuk mbroni Kushtetutën”, Bardhi: Drejtësia bllokohet me urdhër të Ramës

Kryesoret

Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë për korrupsion, ndërsa theksoi se mijëra prova dhe fakte janë në dritë për korrupsionin e zëvendës-kryeministres Belinda balluku dhe ajo vijon punën normalisht., Gjithashtu ai akuzoi edhe kryetarin e  Kuvendit se po hesht përballë kësaj ngjarje të rëndë, duke shutuar se drejtësia bllokohet me urdhër të kryeministrit.

“Ju sot na e shisni sikur çfarë keni arritur. Kaq serioz jeni ju. Po të kishin interes qytetarët nuk na harxhonit kohën sot por e kishit votuar para një muaji. Por ju qytetarët i keni vetëm propagandë. Ka momente kur një parlament dështon sepse hesht atëherë kur duhet të flasë. Ky parlament e ka nisur këtë sesion me sesion të qëllimshëm, sot kemi mazhorancë të ngritur me paratë e pista, korrupsion e drogë. Ju sot nuk mbroni Kushtetutën. Sot përballemi me në pyetje të thjeshtë. A është kuvendi mburojë për korrupsionin dhe kundër drejtësisë? kuvend kishte detyrë të mos i fshihej drejtësisë, por dështoi ta përmbushë detyrimin. Zv/kryeministrja vazhdon detyrën e akuzuar dhe nën hetim sikur asgjë nuk ka ndodhur. Janë me mijëra prova në dosjen e dërguar nga SPAK në Kuvend, janë prova të korrupsionit nga maja deri në themelet e qeverisjes. Bazuar mbi këtë dosje kërkesa jonë ka qenë mbledhja e Këshillit të Mandateve për ti hapur rrugë Këshillit mbi kërkesën e Prokurorisë së Posacme kërkuam mbledhje 5 herë, por kryetari i Kuvendit heshti, sepse kryeministri kishte shpallur pengimin e drejtësisë. Përballë provave të korrupsionit Niko Peleshi zgjodhi të zbatojë urdhrin politik”, u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit