Në fjalët e tij në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, akuzat e qeverisë për keqqeverisjen dhe manipulimin e buxhetit të shtetit.
Ai theksoi se ndryshimet buxhetore përmes akteve normative janë si një manovër për të mbuluar gjendjen dhe paaft administrative, duke e rritur shpenzimet operative të administratës, duke qëndruar që duhet të jetë për shërbimin publik që mbetet të paplouar.
“Ky vendim, kjo praktikë bie ndesh me standartet e shtetit të së drejtës, dobëson kontrollin demokratik mbi financat publike dhe krijon një precedent të rrezikshëm për qeverisjen përmes përjashtimit dhe jo përmes ligjit. Po kështu, rishikimi i buxhetit me akte normative cënon parimet e OECD-së dhe rekomandimet e vijueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Po citoj këtu nga transparenca e buxhetit të OECD-së, kapitullin A.4, “Buxheti Plotësues”, në të cilin thuhet se aktet me fuqi ligjore që ndryshojnë buxhetin duhet të jenë të rralla, të justifikuara dhe të kërkojnë miratim nga parlamenti, dhe kapitullin C3, “Miratimi i Parlamentit të Buxhetit”. Ndryshimet buxhetore gjatë vitit duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga parlamenti për të garantuar kontrollin parlamentar dhe transparencën e qartë.
Edhe artificat teknike të përdorura me sukses në këtë rast nga Ministri i Financave, në mendimin tim, nuk e mbulojnë keqqeverisjen dhe keqplanifikimin tuaj të gjithë qeverisë në një kuptim integral. Nga ana tjetër, ky akt normativ nuk sjell ndryshim thelbësor në parametrat makroekonomikë të borxhit, çka jepet edhe në relacionin shoqërues. Po theksoj këtu, vlera nominale e prodhimit të përgjithshëm bruto mbetet e pandryshuar, duke treguar se qeveria nuk ka vlerësim të ri mbi ecurinë reale të ekonomisë.
Qeveria, po, dhe fakti që nuk ndryshon as masa e buxhetit të deficitit buxhetor, e përcaktuar vetëm dy muaj më parë me aktin normativ të tetorit 2005 dhe të tjerë, tregon që nuk është se kemi ndërtuar ndonjë politikë të re fiskale, por thjesht po kryhen zhvendosje të brendshme fondesh për të mbuluar dështimet në zbatimin e buxhetit. Nuk po analizoj të ardhurat që nuk adresojnë informalitetin apo evazionin, por meqë këto janë në raporte të njëjta, po përqendrohem te shpenzimet.
Kemi rialokime të konsiderueshme, të cilat, po t’i shikosh dhe t’i analizosh me qetësi, janë në thelb tregues të një menaxhimi të thellë të keq. Edhe pse shpenzimet totale nuk ndryshojnë, brenda tyre vërehet një zhvendosje fondesh që nuk bazohet në prioritete zhvillimi apo nevoja sociale, por në emergjenca të krijuara nga vetë qeveria dhe segmente të veçanta të saj.”









