-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Bardhi: Qytetarët dënohen për parkim dysh, ndërsa zyrtarët e lartë shpëtojnë nga korrupsioni

Kryesoret

Gjatë seancës plenare të Kuvendit, drejtuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Ai kritikoi ashpër vendimet e fundit të qeverisë, duke theksuar se ndryshimet ligjore, veçanërisht ato që lidhen me parkimin dysh, janë një mjet presioni ndaj qytetarëve. Ndërkohë, sipas tij, korrupsioni dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë po kalojnë pa u ndëshkuar, duke krijuar një padrejtësi të thellë në sistemin e drejtësisë.

“Më gjeni një vend të dytë që parkimin dysh ta kenë vepër penale. Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, vjedhin 50 mln euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh të fut ky në burg dhe shefi i këtij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe s’ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh. Po parkove dysh i thoni shqiptarëve të cojmë në burg, ama po vodhe apo abuzove me 1.1 milion euro si zv/kryeministrja juaj, ti duhet të vish këtu si numër 2 në karrigen e zv/kryeministres, madje jam i bindur se do vijë sot ta votojë Kodin Penal,” tha Bardhi.

Ai theksoi se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, që synojnë ndëshkimin e parkimit dysh, janë një formë e padrejtë dhe e paarsyeshme e mbikëqyrjes ndaj qytetarëve, ndërkohë që zyrtarët e lartë, të përfshirë në skandale korrupsioni, vazhdojnë të shfrytëzojnë pozitat e tyre pa u ndëshkuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit