Kuvendi po mban sencën plenare ku po diskutohen disa pika të rendit të ditës, gjatë fjalës së mbajtur deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u kërkoi socialistëve të heqin projektligjin mbi ndryshimet e Kodit Penal.
“Dua të jem i drejtëpërdrejt me veten, hiqni dorë dhe tërhiqni nga rendi i ditës projektligje që nuk synojnë asgjë tjetër përveç të mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Hiqni ndryshimet nga Kodi Penal. Unë prisja që Ministrja e Brendshme të dilte në foltore dhe të jepte llogari. Sot në burgjet tuaja janë protestuesit paqësor”, u shpreh Blushi.









