-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e tregut në Vlorë, tregtarët u futën me forcë brenda bashkisë

Kryesoret

Tregtarët e tregut të “madh në Vlorë” kanë dalë ditën e sotme serish në protestë përpara Bashkisë së Vlorës, pas takimit që zhvilluan një ditë më parë me kryetaren e bashkisë, Bruna Mersini.

Sipas tregtarëve, takimi nuk solli asnjë zgjidhje konkrete për problematikën e tyre.

Në shenjë revolte, tregtarët u futën me forcë brenda ambienteve të Bashkisë së Vlorës, duke kërkuar një përgjigje nga autoritetet vendore. Menjëherë në vendngjarje mbërritën edhe efektivët e Policisë së Shtetit për të monitoruar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e protestës.

Tregtarët nuk u pritën nga nënkryetarja e bashkisë Irena Toshkallari. Pas një diskutimi me nënkryetaren e bashkisë, protesta u mbyll, ndërsa tregtarët deklaruan se do të qëndrojnë në tregun aktual deri në momentin që do t’u ofrohet një vend tjetër për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit