-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monitorimi i AMA-s: PD përfitoi mbi 80% të kohës televizive, Berisha më prezent se Rama

Kryesoret

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive tregojnë një dominim të qartë të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj, Sali Berisha, në mediat televizive gjatë muajit dhjetor 2025, pavarësisht ankesave të opozitës për supozuar influencë të qeverisë mbi mediat.

Sipas raportit të AMA-së, PD ka përfituar 84.20% të kohës totale televizive të dedikuar subjekteve politike në muajin dhjetor, ndërsa Partia Socialiste ka marrë vetëm 11.14%. Partitë e tjera kanë pasur një prani minimale: SHB 2.24%, LZHK 0.76%, Partia e Lirisë 0.75%, dhe “Mundësia” 0.42%.

Në nivelin e liderëve politikë, Sali Berisha ka qenë më i pranishëm në media me 34.87% të kohës, ndërsa Edi Rama ka regjistruar 27.83%. Të tjera figura politike kanë pasur një ekspozim shumë më të ulët, përfshirë Gazmend Bardhin (5.20%), Taulant Ballën (3.10%) dhe Erion Braçen (1.22%).

Kjo tregon se, pavarësisht kritikave të Berishës për media të kapura, Partia Demokratike ka pasur një dominim të qartë në ekranet televizive gjatë periudhës së analizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit