-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mziu sulmon qeverinë në parlament: Paratë shkojnë për luks, jo për qytetarët

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, përshkroi në mënyrë të ashpër në parlament menaxhimin e fondeve publike nga qeveria, duke e akuzuar për shpërdorim dhe për privilegje për elitën e ngushtë.

Ai kritikoi aktin normativ prej 309 milionë eurosh, që sipas tij nuk adreson nevojat e qytetarëve më të pambrojtur dhe sektorët kyç të ekonomisë, si bujqësia, por ushqen korrupsionin dhe luksin qeveritar.

“Është kriminale që ky buxhet shkon për luksin qeveritar dhe nuk shkon për bujqësinë. Bujqësia është kontributori më i madh i ekonomisë, por është e diskriminuar. Ndërkohë, 12,000 hektarë tokë të përmbytura vlerësohen rreth 300 milionë euro, po aq sa ky akt normativ. Nuk e kuptoj papërgjegjshmërinë e kësaj mazhorance që nuk i delegon këto fonde për nevojat reale të bujqësisë. Pensionistët, shtresat më të varfra dhe qytetarët e zakonshëm mbeten pa mbështetje, ndërsa qeveria vazhdon të harxhojë miliona për projekte që pasurojnë elitën e ngushtë. Ky është realiteti i krijuar nga kjo mazhorancë, dhe qytetarët po paguajnë çmimin më të lartë për luksin e qeverisë, ndërsa bujqësia dhe ekonomia reale lëngojnë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit