-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërpritet seanca mes debateve, Bardhi-Ballës: Mos fol si ushtar i Suel Çelës

Kryesoret

Seanca në Kuvend është ndërprerë për pesë minuta për shkak të debatit të krijuar pas ndërhyrjeve të Kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ndërsa mbante fjalën kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Gazment Bardhi nga debatuar nga vendi, duke mos lejuar Ballën të flasë. Drejtuar kreut të grupit Parlamentar të PS, ai u shpreh: “Mos fol si ushtar i Suel Çelës”.

Më herët, gjatë fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, teksa ka folur në Kuvend në lidhje me protestën e mbajtur të shtunën përpara Kryeministrisë, ka kujtuar opozitës 8 janarin 2022, ndërsa personat që sulmuan efektivët dhe Kryeministrinë, i quajti “Chuck Norris dhe lapangjozë”.

“Doja të bëja replikë me një deputet të PD jo nga këta që marrin votat qyl. Sa i përket zotit Dule, për ato që ka bërë policia në protestën e fundit. Një gjë të dini mirë ju pak demokratë të ngelur në sallë. Gjatë janarit është mirë të mos përdorni fjalën protestë e dhunë se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari 2022 ku disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër disa të tjerëve prej jush në këtë sallë. Krahu i Berishës akuzohej se kishte përdorur vare, çekiçë, shkallë, leva, trapanë, 18 të akuzuar”, ka thënë Balla./ BW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit