-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 24 janarit, Balla: Grupi i zjarrit ishte i pozicionuar dhe i maskuar

Kryesoret

Një përplasje verbale ka ndodhur mes nënkryetarit të parlamentit, Agron Gjekmarkaj, dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me ngjarjet e protestës së 24 janarit.

Diskutimi u përqendrua tek përdorimi i dhunës dhe roli i grupeve me maska, ku të dy politikanët shprehën qëndrime të kundërta mbi përgjegjësitë dhe pasojat e demonstratës.

Taulant Balla tha: “Te protesta kishte grup zjarri që ishte pozicionuar dhe e dinin fare mirë se çfarë do bënin. E kishin fytyrën e mbuluar. Pastaj nxorën arsenalin e ‘armëve’, një lloj ‘arme’ që duhet të nxirret me ligj që mos pranohet në mjedise, ku ka shumë qytetarë.”

Agron Gjekmarkaj reagoi duke theksuar: “Dhuna ndaj qytetarëve krijon revoltë. Vendi është katandisur në varfëri dhe korrupsioni ka mbuluar çdo gjë. Distancohem nga gjuha e përdorur në Foltoren e parlamentit, kushdo qoftë personi që thotë fjalë jo të përshtatshme.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit