Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, ka kritikuar ashpër qeverinë për trajtimin e qytetarëve gjatë protestave të opozitës, duke theksuar se arrestimi i një fëmijë 10-vjeçar dhe një invalidi është një paradoks në një vend ku ministrat dhe zyrtarët e korruptuar vazhdojnë të mbahen në detyrë.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se ndërsa qeveria po angazhohet të ndëshkojë qytetarët për parkimin dysh, korrupsioni vazhdon të mbetet i pandëshkuar.
“Dy ditë më parë, ka pasur një protestë shumë të madhe, që shprehte zemërimin e shqiptarëve, kundër korrupsionit dhe asaj që po ndodh me fatin e shqiptarëve. Po sot, në parlament vjen një draft që thotë se do të dënojmë me burg ata që parkojnë dysh. Po nuk dënojmë ministrat, zyrtarët të korruptuar, i mbajmë aty në detyrë. Pas protestës, ju futët në burg një invalide dhe një fëmijë 10-vjeçar. Ky është një paradoks, një vend që merr peng biznesmenët dhe arreston qytetarët e pafajshëm,” u shpreh Topalli.









