Një ditë pas akidentit tragjik në autostradën e Rumanisë, ku humbën jetë 7 tifozët, një prej tyre ishte edhe shqiptar, pas kësaj ka reagur kushëririt i Vasil Palos i cili ka mbetur viktimë e këtij aksidenti.
Kushëriri i viktimës
Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet.
Djali kishte lindur në Greqi. Janë të rinj, kishin ikur të shihnin një ndeshje, nuk e di se çfarë ekipi ishte, siç iknin me fugon ishin përplasur me një kamion edhe kjo është ngjarja.
Jetonte në Greqi dhe i ati i kishte ndërruar jetë, jetonte me motrën dhe të ëmën. Nuk kemi patur shumë lidhje qëkur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër. Ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej, s’kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata. Ka gati 10 vite i ati që i ka vdekur, kur Vasili ishte rreth 13-14 vjeç. Ishin emigrantë në Greqi, nga Korça është edhe e ëma, të gjithë nga Korça dhe kanë ikur në emigrim siç ikin Shqiptarët. Andej kanë lindur dhe djali dhe vajza. Fat i keq, fatkeqësi e madhe.









