-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj pret në takim Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në PE

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë, më 28 janar, Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Ky takim u zhvillua në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Gjatë këtij takimi kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke e cilësuar atë thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë dhe momentumin e integrimit të Shqipërisë.

“Përshëndeta mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Europian për zgjerimin dhe shpreha besimin se rezoluta e ardhshme do të pasqyrojë në mënyrë objektive si progresin ashtu edhe sfidat, në frymën e angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave europiane.”, shkruan presidenti në një postim në X./ tvklan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit