Një aksident fatal me shtatë viktima ndodhi dje në Rumani, ku pjesë ishin tifozë të PAOK-ut, ndërsa ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në Francë.
Në furgon ishin dhjetë persona mes tyre, dy me kombësi shqiptare, por me nënshtetësi greke. Vasil Palo është një nga viktimat, ndërsa shqiptari tjetër G. Sadiku është i plagosur, por jashtë rrezikun për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë udhëtimit të tifozëve drejt Lyon-it të Francës, ku PAOK do të luajë një ndeshje të vlefshme për grupet e Europa League. Sipas autoriteteve, furgoni që transportonte tifozët u përplas ballë për ballë me një kamion, pasi tentoi të parakalonte.









