-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Andre Onana shpreson rikthimin te Interi pas huazimit te Trabzonspor

Kryesoret

Portieri i Manchester United, Andre Onana, aktualisht i huazuar te Trabzonspor, shpreson për një rikthim te Interi gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga The Mail, përfaqësuesit e Onanës kanë zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit zikaltër për mundësinë e një transferimi të mundshëm.

Onana, i cili është në huazim te Trabzonspor deri në fund të këtij sezoni, ka një kontratë me Manchester United që skadon pas dy vitesh.

Situata në portën e Interit duket se mund të favorizojë rikthimin e kamerunasit, pasi portieri aktual i klubit, Yann Sommer, pritet të largohet në fund të sezonit, duke i lënë vendin një portieri të ri. Onana ka pasur paraqitje të suksesshme në “San Siro” më parë, çka e bën rikthimin e tij një mundësi tërheqëse për klubin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit