Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Roussopoulos, i cili është në prag të përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë bisedës, Berisha theksoi kontributin e rëndësishëm të Roussopoulos gjatë udhëheqjes së Asamblesë, duke e cilësuar atë një mik të çmuar dhe një mbështetës të madh të forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.









