Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas incidentit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku mikrofoni i Sali Berishës u fik gjatë fjalës së tij.
Balla theksoi se në Shqipëri Berisha është mësuar të flasë gjatë dhe të shpërndajë akuza, ndërsa në nivelet ndërkombëtare, si në KiE, ka rregulla strikte për kohën e fjalimeve.
“Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Nuk po komentoj edhe faktin që ka shkuar atje fshehurazi. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”, shkruan Balla në postimin e tij.









