Një fermer ka ndërhyrë duke debatuar gjatë takimit të kryeministrit Rama në Divjakë. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa më e pambrojtur, por kryeministri i ka kërkuar që të ulet dhe të dëgjojë dhe jo të flasë parakohe pa radhë. Më pas kreu i qeverisë u largua duke e lënë të sqarojë ministri.
Pjesë nga debati
Rama: Për çfarë thashë unë nuk ke të drejtë, t’i nuk ke folur akoma.
Qytetari: Jemi shtresa më e pambrojtur
Rama: O miku im, mua njeri nuk më imponohet dot me forcë. Ulu, ka radhë, ka edukatë.
Fermeri: Të njëjtin hall kemi…
Rama: Kur të vijë radha për të folur do flasësh. Ajo që the është absurd.
Fermeri: Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur!
Rama takon fermerët: Bëni projektet që të merrni fonde nga Brukseli









